E Hënë, 2 Nëntor 2026

I akuzuar për vrasje, Apeli i GJKKO lë në burg Denis Brajoviç

Gjykata e apelit të Posaçëm ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviç, i cili u ekstradua në muajin korrik të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë për llogari të Prokurorisë së Posaçme.

Brajoviç akuzohet se vrau Gjin Ndoj (Boriçi) ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës.

Denis Brajoviç ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “‘Metamorfoza”.  Denis Brajoviç është i vëllai i Erogen Vasos i cili pak javë më parë ishte shënjestër e një sulmi me armë zjarri në Shkodër, ku 2 persona humbën jetën dhe dy u plagosën, mes të cilëve edhe vetë Vaso.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›