SPAK zgjat hetimet për Arben Ahmetajn, shkak bëhet vonesa e letërporosive nga Zvicra

Vonesa e letërporosive nga Zvicra, si dhe ekspertimi i një aparati celular, janë bërë shkak që Prokuroria e Posaçme të shtyjë me 3 muaj, për të pestën herë, afatet hetimore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, në lidhje me dosjen e incineratorit të Elbasanit.
Afati i ri për përfundimin e hetimeve është vendosur më 23 dhjetor, kur pritet edhe përmbyllja e dosjes. Ahmetaj ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh, ndërsa për të njëjtën çështje nën hetim janë edhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshortja, Albina Maçka, të akuzuara për “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/