E Diel, 1 Nëntor 2026

“I damkosur si ‘kulak’, sot mjeshtër që ndërton histori në gur”

Gazetari i emisionit Përtej Traditës këtë të shtunë sjell historinë e një 68-vjeçari që gjithë jetën ia ka kushtuar gurit  një jetë e fortë, e skalitur mes vështirësive dhe pasionit.

Ai rrëfen se gjatë viteve të komunizmit, edhe pse ishte mjeshtër i lindur i gurit, nuk iu lejua të ushtronte zanatin e tij. Për shkak se një i afërm ishte arratisur jashtë vendit, ai u konsiderua “kulak” dhe u detyrua të punonte vetëm me baltë dhe llaç. Një damkë që e ndoqi gjatë, deri aty sa edhe në dasmën e tij, të afërmit nuk guxuan t’i qëndronin pranë.

Por me ardhjen e demokracisë, ai nisi të ringrejë jetën dhe ëndrrën e tij. Me duart e tij ndërtoi vepra artistike në gur dhe arriti diçka të rrallë: ngriti dy fshatra mbi dy “dërrasa guri” një para viteve ’90 dhe një tjetër pas tyre, një fshat modern që mban gjurmën e pasionit dhe sakrificës së tij.
Edhe sot, në moshën 68-vjeçare, ai nuk ndalet. Punon ditë e natë dhe aktualisht po ndërton urën e Bushtricës, duke vazhduar të lërë gjurmë në gur dhe histori.

Ndiqni këtë rrëfim frymëzues në kanalin tonë në YouTube  një histori që tregon se pasioni dhe këmbëngulja mund të mposhtin çdo pengesë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›