E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dënuar me burg për krime të rënda, Amar Shkëmbi ekstradohet nga Dubai

Ekstradohet nga Dubai, Amar Shkëmbi, i akuzuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) për krime të rënda kundër disa personave.

Në 2022-shin, GJKKO caktoi masën e ”arrestit me burg”, nda Shkëmbit pasi akuzohet për “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e dyshuar e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; dhe “Vjedhja”.

Policia bën me dije se nga hetimet e kryera, dyshohet se Shkëmbi është i implikuar në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit më 1 nëntor të vitit 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i Ndojit.

“Si rezultat i bashkëpunimit konsistent të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar A. Sh. alias D. Sh..

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. Sh. alias D. Sh. është i implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku disa shtetas që lëviznin me automjet, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. M., A. N. dhe A. L.. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. M., si dhe u plagosën shtetasit A. N. dhe A. L.”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›