E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar me burg për plagosje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Kristjan Kurti, 30 vjeç, është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata.

Sipas njoftimit zyrtar, Kurti akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, një krim që ka sjellë pasoja të rënda për viktimën.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kapën dhe vunë në pranga shtetasin K. K., 30 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.”

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›