E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Bilisht, shoqërohen disa persona

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Mësohet se pas informacioneve të mara, është bërë e mundur gjetja e këtij ambienti dhe sekuestrimi i disa rrënjëve lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa në qytetin e Bilishtit.

Policia ka shoqëruar disa persona ndërsa pritet që të ketë arrestime në përfundim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›