I dënuar me burg përjetë për vrasje në ’97-ën, arrestohet në Belgjikë Gert Gjinarari, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Autoritetet belge kanë arrestuar Gerd Gjinararin, i njohur si Gert Gjenerali, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në vitin 1997 në Milano. Sipas hetimeve, ai dhe Arben Grori e ekzekutuan Zyberin brenda një spitali, duke fshehur armën në një buqetë me lule.
Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014 për të vuajtur dënimin, por në vitin 2019 u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës. Vendimi u rrëzua më pas nga Apeli, i cili urdhëroi rikthimin e tij në burg. Pas mosparaqitjes për ekzekutimin e dënimit, ai u shpall në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi në Belgjikë pritet t’i hapë rrugë procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë.
/rtsh.al/