I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasuirve të 32-vjeçarit

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuritë e prindërve të një 32-vjeçari që është dënuar për akte terroriste në SHBA.
Bëhet fjalë për Saimir Alimehmetin, i cili u arrestua nga Byroja Federale Amerikane, FBI në 2016 dhe u dënua me 22 vjet heqje lirie.
Asokohe FBI dyshonte se alimehmeti ishte mbështetës i organizatës terroriste ISIS, ndërsa kishte gjetur fakte se ai udhëtonte si i rekrutuar nga ekstremistët në Irak.
Këtë të shtunë Prokuroria e kryeqytetit kërkoi konfiskimin e llogarive bankare të prindërve të tij, rreth 50 mije dollarë dhe 3.8 milionë lekë pasi dyshohet se nuk kanë burim të ligjshëm të prejardhjes.