E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiste lëndë narkotike në Sarandë, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili u kap me doza kanabisi gati për shitje.

Në kuadër të operacionit “Meantime”, u arrestua shtetasi A. M., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në qytetin e Sarandës, dyshohet me qëllim shitjen e dozave të kanabisit.

Sasia e lëndës narkotike kanabis që iu gjet në automjet dhe një sasi tjetër që iu gjet në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 peshore elektronike./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›