E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dënuar për grabitje me armë me 16 vite burg, ekstradohet nga Greqia 39-vje֛çari

Një person i dënuar dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me armë është ekstraduar nga Greqia.

39-vjeçari Eduard Vushaj është dënuar në 2016 nga Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, në fshatin Grabom, ku 39-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 personave, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin.

Gjatë grabitjes 39-vjeçari ka plagosur me thikë dy personat, që ndodheshin në mjetin e grabitur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›