E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirana mirëpret më 13-14 tetor Forumin e Investimeve EU-WB6, Rama: Ngjarje historike

Tirana do mirëpresë më 13-14 tetor Forumin e Investimeve EU-WB6. Për kryeministrin Edi Rama kjo ngjarje historike është një hap i rëndësishëm për ekonominë dhe diplomacinë rajonale.

Me një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se forumi bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Forumi do të fokusohet në:

  • Partneriteti Ekonomik BE–Ballkani Perëndimor
  • Mundësitë e reja të investimit në kontekstin gjeopolitik
  • Investimet në WB6 si burim konkurrence dhe zhvillimi
  • Si dhe panele sektoriale mbi: Prodhimin, Energjinë, Teknologjinë digjitale, Bioekonominë, Turizmin dhe Ekonominë qarkulluese.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›