E Enjte, 5 Nëntor 2026

I dënuar për prodhim dhe shitje droge/ Arrestohet 46-vjeçari shqiptar në Francë, pritet ekstradimi

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Five”.

46-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në vitin 2019 ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 46-vjeçarit, në Shqipëri./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›