E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar për tjetërsim pronash, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

Në një njoftim për mediat, Gjykata e Posaçme shkruan:

“Kërkuesi Jorgo Goro me datë 31.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 476 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 258, datë 05.05.2026, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të dënuarit Jorgo Goro, me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në prova dhe ligj.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Jorgo Goro u arrestua më 23 mars të 2024-ës, ndërkohë që për dënimin e parë, ku u akuzua për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, ai u lirua më 29 gusht të vitit të kaluar. Atij i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë burg për të kryer.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›