E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dënuar për vjedhje dhe i dyshuar për plagosje, kapet 28-vjeçari në Durrës

Policia ka arrestuar Miklovan Hasanin, 28 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit.

Ai ishte dënuar me 4 muaj burg për “Vjedhje të mbetur në tentativë” dhe ishte i dyshuar për “Plagosje të lehtë me dashje”.

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, ai u lokalizua dhe u arrestua në lagjen nr. 14 të qytetit.

“Si rezultat, u lokalizua në lagjen nr. 14, Durrës, u kap dhe u vu në pranga, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, shtetasi:

 Miklovan Hasani, 28 vjeç, banues në Durrës. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 31.01.2024, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Vjedhja”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›