E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përplas 84-vjeçarin, humb jetën i moshuari në Shkodër. Katër të plagosur në aksidente

Një 84-vjeçar humbi jetën sot pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 28 vjeçar në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

I riu Klevis Duka ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me motomjetin që drejtohej nga Berhan Triepshi.

Si pasojë e plagëve të marra 84 vjeçari ndërroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në polici.

Ndërkohë dy aksidente u  regjistruan njëri pas tjetrit mëngjesin e kësaj të marte në autostradën Durrës-Tiranë.

Aksidentet ndodhën në afërsi të mbikalimit të Shënavlashit dhe 5 automjete u përfshinë në përplasjet e njëpasnjëshme.

Dy drejtues mjetesh u plagosën dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Për shkak të aksidenteve për afro një orë njëra korsi e autostradës u bllokua duke krijuar radhë të gjatë automjetesh.

Edhe në autostradën Levan- Tepelenë, dy makina u përplasën me njëra- tjetrën dhe dy shoferët mbetën të plagosur. Ata u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›