E Diel, 1 Nëntor 2026

I denuari largohet me lejenga burgu skthehet me

ELBASAN- Nje 37 vjecar i denuar per vrasje ka shfrytezuar lejen per tu larguar nga burgu dhe per te mos u kthyer me per te perfunduar 2 vitet qe i kishin mbetur per te vuajtur.

Lulzim Paja vuante denimin ne Burgun e Sigurise se Larte te Peqinit. Dje perfundonte lejen qe i kishte dhene drejtoria dhe duhej te kthehej ne Institutin e Ekzekutimit te Denimeve Penale ne Peqin por nuk ka ndodhur.

Zedhenesja e Policise se Elbasanit Valbona Begu tha se shtetasi Lulzim Paja 37 vjec me banim ne fshatin Shtermen te rrethit te Elbasanit ka thyer lejen e dhene nga drejtoria dhe nuk eshte paraqitur ne burg. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ku pasi eshte pritur dhe eshte verifikuar qe 37 vjecari nuk eshte kthyer ne burg drejtoria e institucionit ka kryer denoncimin ne Polici per ngjarjen e ndodhur.

Mesohet se Policia ka shkuar ne banesen e 37 vjecarit ku eshte verifikuar se ai ka qene ne banese gjate tre diteve te lejes e me pas eshte larguar.

Policia ka nisur kerkimet per te gjetur 37 vjecarin Ai ishte denuar me 17 vjet burg per vrasjen e bashkefshatarit te tij ne 1997. Paja kishte kryer 15 vite denim dhe i kishin mbetur vetem dy vite.

Nuk eshte rasti i pare qe te denuarit shfrytezojne lejen e dhene nga drejtorite e burgjeve per tu arratisur dhe per te mos kthyer me ne vendin e vuajtjes se denimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›