E Diel, 1 Nëntor 2026

I gjakosur dhe duke folur i qetë në telefon, momenti kur 38-vjeçari largohet pasi vrau shokun në Babrru (VIDEO)

Ky është momenti kur Arlind Demushi, autori i dyshuar i vrasjes së Hajdar Ismailgeci, largohet i qetë pas krimit të ndodhur një natë më parë në Babrru.

Ai shihet duke ecur i qetë teksa flet në telefon, ndërsa në pantallona ka njolla gjaku.

Demushi u arrestua nga Policia e Tiranës disa orë pas krimit të rëndë.

Sipas burimeve, autori dhe viktima ishin miq dhe njiheshin prej kohësh. Mbrëmjen e së enjtes ata kanë qenë duke konsumuar alkool në një lokal afër vendit ku ndodhi ngjarja.

Nën efektin e pijes, ata janë përfshirë në një debat mes tyre. Pas kësaj kanë dalë jashtë lokalit, ku Demushi ka nxjerrë një thikë duke goditur shokun e tij. Si pasojë e plagëve, 40-vjeçari humbi jetën në vend.

Fill më pas autori i dyshuar u largua me një taksi drejt plazhit të Durrësit në banesën e së motrës.

Pas zbulimit të trupit të pajetë nga kalimtarët. Policia nisi menjëherë hetimet duke bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë. Pamjet identifikuan Demushin si autorin e dyshuar të krimit. Ai u arrestua pak orë më vonë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

Në momentin e prangosjes Demushi ishte ende nën efektin e alkoolit dhe nuk ka mundur që të japë një dëshmi për ngjarjen./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›