E Hënë, 2 Nëntor 2026

I hiqet masa e sigurisë Ajola Xoxës, shfuqizohet detyrimi për tu paraqitur për shkak të shtatzanisë

Gjykata e Posaçme i ka hequr masën e sigurisë Ajola Xoxës.

Pasi dosja kaloi për gjykim, ku ajo është e pandehur, avokati i saj njoftoi se Xoxa është shtatzënë.

Kjo ka shërbyer si arsye që togat e zeza t’i shfuqizojnë masat e sigurimit.

Më herët, ajo kishte detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes nga vendi.

Ndaj saj, SPAK ka ngritur akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›