E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga zgjedhja e drejtorit të Policisë së Shtetit e deri tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 30 mars 2026:

Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në zërin “Transfertë në buxhetet familjare” (llogaria ekonomike 606), përdoret për:

a) rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, duke ulur kostot nëpërmjet pagesave direkte për sipërfaqe të kultivuar dhe për kafshë të matrikulluara;

b) kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve në serra, certifikimin e produkteve bujqësore dhe të fermave organike;

c) mbështetjen me grante për investime në ferma, agropërpunim, akuakulturë dhe agroturizëm.

Z. Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe i jepet grada “Drejtues madhor”.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›