E Diel, 1 Nëntor 2026

I ka shpëtuar shumë atentateve dhe është plagosur disa herë/ Njeriu “i akullt” që mund të marrë drejtimin e Ukrainës

Kyrylo Budanov, njeriu që drejton shërbimin ushtarak të inteligjencës së Ukrainës, është emri kryesor për të marrë në dorë drejtimin e vendit.

Një bashkëpunëtor i lartë qeveritar e përshkruan atë si negociatorin numër një me amerikanët: argumente të forta, fakte, jo emocione!

Teksa zyrtarë të tjerë ukrainas iknin për në SHBA, Budanov u ul me Zelenskyn duke i paraqitur situatën politike dhe të sigurisë dhe bashkë identifikuan disa pika kryesore për procesin e bisedimeve. Askush nuk e di ende nëse ai do ta pranojë propozimin e Zelenskyt.

Në vitin 2023, kur u propozua për ministër i Mbrojtjes pas dorëheqjes së Oleksii Reznikov, ai refuzoi pa dhënë asnjë koment.

Budanov i ka mbijetuar më shumë se 10 atentateve.

Në 2019‑ën, dikush vendosi një bombë në makinën e ti, shpërthimi ndodhi para kohe dhe ai shpëtoi. Gruaja e tij është sulmuar gjithashtu, në fund të vitit 2023, ajo u helmua bashkë me disa zyrtarë të tjerë, sipas shërbimeve të inteligjencës.

Budanov është nderuar nga Zelensky me titullin “Hero i Ukrainës” për “trimëri dhe heroizëm” në shërbim të vendit. Megjithatë, raportet mes tyre janë të ndërlikuara pasi ai shihet si rival i mundshëm, veçanërisht tani.

Ai është një oficer që nga viti 2007 dhe ka shërbyer në shërbimet e inteligjencës ushtarake, ka marrë pjesë në luftime që nga 2014‑a, ka kryer operacione të fshehta në zona të pushtuara dhe është plagosur disa herë.

Sipas burimeve, edhe sot Budanov nuk është një zyrtar që qëndron gjithmonë në zyrë, ai shkon shpesh me trupat ushtarake në terren, për të mos humbur kontaktin me realitetin e luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›