E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet/ Kompanitë e sigurimit paguan më shumë dëme gjatë 10-mujorit, por me vlerë më të ulët

Gjatë 10-mujorit të këtij viti, tregu i sigurimeve ka regjistruar rënie të vlerës së dëmeve të paguara por një rritje të numrit të tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shuma totale e dëmeve të paguara bruto arriti në 6.9 miliardë lekë, duke shënuar një ulje me rreth 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Megjithatë, rënia në vlerë shoqërohet me një rritje të dukshme të numrit të dëmeve të likuiduara.

Në periudhën janar-tetor 2025 janë paguar gjithsej 63,020 dëme, ose 2,815 më shumë se një vit më parë.

Pjesa dërrmuese e dëmeve të paguara vijon t’i përkasë sigurimit motorik, i cili mbetet segmenti më domethënës i tregut të sigurimeve të Jo-Jetës.

Vetëm gjatë kësaj periudhe, sigurimet motorike kanë paguar rreth 5.27 miliardë lekë dëme, që përfaqëson 76,45% të totalit.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore, INSTAT: 1144 gjatë periudhës janar-tetor, 1605 të vrarë dhe të plagosur

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›