E Martë, 3 Nëntor 2026

I kërkoi dorëzimin e Radojiçiq, Vuçiq-Kurtit: S’u përgjigjem personave që s’thonë asgjë për ekonominë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq (Aleksandar Vucic) në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor ka deklaruar se Beogradi është më pranë BE-së me planin e rritjes së miratuar së fundmi.

Vuçiq u shpreh se janë një sërë reformash të cilat duhen përshtatur.

Ndërkaq thirrjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për dorëzimin e Milan Radojiçiqit, Vuçiç u mundua t’i shmangej duke deklaruar se “do ishte e thjeshtë për mua t’i përgjigjesha politikisht disa njerëzve këtu që s’mund të thonë asgjë për ekonominë dhe s’kanë thënë asgjë për ekonomitë e tyre, por janë gati përherë t’i japin leksione politike për të gjithë, jo vetëm për mua. Do ishte e pakuptimtë të bëja si ata, do bëj të pamundurën për ta shmangur një gjë të tillë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›