E Martë, 3 Nëntor 2026

FRONTEX: Ulet numri i emigrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE

Sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Kontrollin e Kufijve, FRONTEX, “Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rënien më të madhe të kalimeve të emigrantëve të parregullt drejt Bashkimit Europian. 

Për katër muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia ka qene  69 përqind.

Sipas raportit “Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rreth 7 mijë kalime të parregullta që nga fillimi i janarit  deri në fund të prillit, rënia më e madhe në mesin e rrugëve kryesore të emigracionit në Bashkimin Europian.

Sipas FRONTEX-it edhe kalimet e parregullta kufitare në Bashkimin Evropian në të gjitha rrugëkalimet e tjera në katër muajt e parë të 2024 ranë me gati një të katërtën.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, emigrantët e parregullt nga Siria, Turqia dhe Afganistani përbëjnë numrin më të madh të personave që janë evidentuar në rrugën e Ballkanit Perëndimor.

Vetë vendet e Ballkanit janë prekur ndjeshëm nga emigrimi i banorëve të tyre dhe së fundi në shumë zona sidomos turistike janë rritur nevojat për fuqi punëtore.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›