E Diel, 1 Nëntor 2026

I kerkuari i “Hakmarrjes”, plagos dy vellezer

Nje person i kerkuar, si anetar i grupit “Hakmarrja per drejtesi”, dyshohet te jete autor i plagosjes se dy vellezerve, mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ne fshatin Radhime te rrethit te Vlores. Ilir dhe Roland Ahmeti, 32 dhe 45 vjec, jane plagosur me thike ne nje prej lokaleve te zones, ndersa policia dyshon se autor i krimit eshte Roland Shyti, nipi i Aredin Shytit, ish-zevendesminister i Brendshem ne vitet e fundit te diktatures komuniste. Personi, i cili dyshohet te kete qene Shyti, eshte grindur me njerin nga dy vellezerit Ahmeti, per shkaqe banale e me pas e ka qelluar ate me thike ne trup. Ne kete kohe ka nderhyre dhe vellai tjeter, por autori ka qelluar dhe vellane e dyte me thike dhe me pas eshte larguar. Persona te pranishem ne vendngjarje kane transportuar menjehere ne spital dy vellezerit e plagosur. Ata kane dale nga salla kirurgjikale pas nje operacioni qe ka zgjatur mbi tre ore dhe, sipas mjekeve, jane jashte rrezikut per jeten. Dy vellezerit e plagosur me thike nuk kane pranuar te flasin dhe te tregojne personin qe i ka qelluar, por burime nga uniformat blu bejne te ditur se dyshimet kryesore bien mbi Roland Shytin, i njohur si nje prej drejtuesve te organizates kriminale “Hakmarrje per drejtesi”, i cili eshte shpallur ne kerkim per masen e marre “arrest me burg”, per grabitje me arme, si dhe akuza te tjera. Pergjate gjithe nates, forca te shumta policie kane rrethuar qytetin ne lagje te ndryshme, si dhe ne hyrje dhe dalje te tij, por operacioni i policise nuk ka sjelle ende asnje rezultat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›