E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasen tragetet, pasagjeret jashte rrezikut

VLORE - Trageti me pasagjere ‘Veronika Lines’ u perplas lehte mengjesin e djeshem me tragetin 'Red Star', teksa po tentonte te ankorohej ne portin e Vlores. Burime nga kapiteneria e portit te Vlores thane se "aksidenti pa pasoja ne jeten e pasagjereve dyshohet te kete ndodhur pas nje manovrimi te gabuar te ekuipazhit te tragetit ‘Veronika Lines' qe po kthehej nga Italia”. Te njejtat burime thane se si pasoje e perplasjes “Veronika Lines’ nuk ka mundur te ankorohet dhe ne keto kushte autoritetet e kapitanerise kane vendosur nxjerrjen e tij ne rade, ku dhe eshte realizuar zbritja e pasagjereve permes mjeteve lundruese te pilotimit. Mesohet se perplasja e tragetit ‘Veronika Lines’ me tragetin ‘Red Star’, qe ishte ankoruar ne portin e Vlores, ka krijuar probleme me spirancen e ketij te fundit. Nderkohe, lundrimi i dy mjeteve, qe transportojne pasagjere nga porti i Vlores ne drejtim te Italise dhe anasjelltas, eshte pezulluar deri ne momentin kur ekspertet te japin garanci per gjendjen e tyre teknike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›