E Diel, 1 Nëntor 2026

I la motren u hakmorr duke tentuar ta vrase pas 3 vitesh

TIRANE-Nje martese e shkurorezuar ishte shkaku i nje hakmarrje te ndodhur diten e djeshme ne Kamze ngjarje e cila perfundoi me nje te plagosur dhe nje te lenduar. Synimi ishte ekzekutimi i dhendrrit Ilia Kokali i cili la motren e tyre por te shtenat e armes nuk qelluan ne shenjester duke lene te plagosur drejtuesin e mjetit Beqar Musain 64 vjec me te cilin ishte duke udhetuar ish-dhendri.

Sipas burimeve te policise mesohet se autori ka pare ne rruge ish- dhenderrin qe ka qene duke udhetuar me makine tip golf dhe ka nxjerre kallashin duke qelluar ne drejtim te tij. I demtuar mbeti dhe nje kalimtar i rastit i quajtur Fiqiri Koci emigrant qe sapo ishte kthyer ne Shqiperi. Autori i kesaj ngjarje dyshohet te kete qene Klodian Brahilika vellai i vajzes qe u divorcua me te shoqin.

Klodiani ne bashkepunim dhe me persona te tjere kane nxjerre armen e zjarrit tip kallashnikov dhe kane qelluar nje automjet tip golf me traga greke ZZM 2935 ne te cilen ndodheshin shoferi dhe ish-dhendrri i tyre. Te shtenat kane thyer xhamat e automjetit dhe me pas kane lene te plagosur drejuesin e golfit Beqar Musain dhe kane demtuar Fiqiri Kocin i cili ka pesuar disa demtime te lehta dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Policia ka shpallur ne kerkim autorin e ngjarjes Klodian Brahilika person qe u largua menjehere pas kryerjes se vepres penale te vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›