E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA kosovari Osmakacakuzohet per komplot terrorist

Te tjera rreth shkrimit FOTO VIDEO- Perleshet per islamin VIDEO-Kthehuni ne myslimane FLORIDA- Sami Osmakac kosovari 25 vjecar i cili eshte arrestuar per akuzen e komplotit terrorist islamik ne Florida te SHBA-se eshte identifikuar nga kamerat si personi i cili nje vit me pare kacafytej me disa kristiane neper rruget e Floridas.Videoja eshte publikuar ne youtube me titullin Si sillet nje mysliman ne rruge
Ne videoklipin e pare nje njeri I identifikuar si Osmakac kacafytet me protestues kristiane neper rruget e Florides madje njerin e qellon duke bere qe ti dale gjak nga goja. Madje ai arrestohet nga policia

Ne nje video tjeter e titulluar Kthehuni tani ne myslimane personi I cili ngjan me Osmakac kercenon besimtaret e feve te tjera dhe i ben thirrje te kthehen ne mysmilane sa nuk eshte vone . Videot jane postuar ne youtube ne dhjetor te 2010 dhe ne prill te 2011.

Osmakac u zbulua nga nje agjent i mbuluar. Kosovari kerkoi te blinte nje kallashnikov nga agjenti te cilit i zbuloi edhe planin e tij duke i thene qe deshironte te vdiste ne menyren islamike pasi te sulmonte disa vende ne jug te Tampasm ne Florida.

Hetimi pese mujor kulminoi diten e diel me operacionin e forcave speciale per kryerjen e arrestit te te riut. Osmakac u vu nen arrest menjehere pasi arriti te grumbullonte sasine e eksplozivit qe i nevojitej per te kryer atentatet terroriste. Plani i Osmakac ishte te hidhte ne ere zonen e klubeve te nates ne Tampa qendren operative te policise se Tampes dhe nje biznes privat ne jug te se njejtes zone. Ai do perdorte autobomba dhe nje rrip te mbushur me eksplozive.

Dje Osmakac eshte akuzuar per tentative te perdorimit te armeve te shkaterrimit ne mase dhe komplot terrorist.

Sipas Associated press Osmakac regjistroi nje video 8 minuteshe teksa po mban nje pistolete dhe nje automatik qe duket prapa tij. Te gjithe ne duhet te vdesim perse te mos vdesim ne menyren islamike- citohet te kete thene Osmakac sipas dokumenteve te publikuara nga prokuroria amerikane.

Ne video ai thote se gjaku mysliman eshte me i vlefshem sesa i atyre qe nuk jane myslimane dhe ai do te hakmerret per cdo gabim qe i behet myslimaneve raporton AP e cila shton se vete komuniteti mysliman i Floridas ndihmoi FBI-ne per te siguruar informacione mbi Osmakac. Nese denohet ai perballet me denimin maksimal ate burg per jete nje gjobe prej 250 mije dollaresh.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›