I mbaron kontrata me Bajernin, Herri Kejn “zyrtarizon” vendimin për të ardhmen: Tani është ccështje ditësh, jo javësh
E ardhmja e Herri Kejn do të jetë te Bajern Mynih. Në vigjilje të përballjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletiko Madrid, fituesi i “Topit të Artë” konfirmoi rinovimin e kontratës në një të ardhme të afërt.

“Do të thosha se tani është çështje ditësh. Kemi pasur diskutime të mira gjatë fundjavës, si dhe sot. E di që vazhdoj të them se jemi afër, por tani jemi jashtëzakonisht afër. Detajet mbeten thjesht detaje, siç ndodh me çdo kontratë”, tha ai në konferencën e sotme për mediat.
“Pjesa më e madhe e pikave të rëndësishme janë zgjidhur dhe jemi të kënaqur me këtë. Por, në çdo kontratë ka shumë gjëra të vogla për t’u marrë parasysh, si dhe detaje që në fund, duhet të finalizohen nga avokatët.
Në përgjithësi, do të thosha se bëhet fjalë për ditë, jo për javë. Diskutimet shkuan mirë edhe sot dhe shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje në ditët në vijim”, shpjegoi sulmuesi duke u dhënë fund diskutimeve për të ardhmen.
PANORAMASPORT.AL