I mori varësen e floririt 26 vjeçares nga qafa me dhunë, arrestohet i riu në Kamëz

Një 36-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia.
Sipas uniformave blu, i riu i mori me dhunë një gruaje varësen e floririt nga qafa.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dje, pas marrjes së njoftimit se një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
-K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, i ka marrë me dhunë varësen nga qafa, varësen e floririt, një 26-vjeçareje”, njofton policia.