E Diel, 1 Nëntor 2026

I nxehti, sfidë edhe për bagëtinë, specialistët rekomandojnë lëvizje të kontrolluara për kullota dhe ujë

Nën ndikimin e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, blegtoria po përballet me një nga periudhat më sfiduese të vitit. Sigurimi i ujit, ushqimit dhe kullotave më të freskëta është kthyer në prioritet për blegtorët, të cilët po përpiqen të mbrojnë tufat nga pasojat e të nxehtit.

Specialistët veterinarë apelojnë për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, duke theksuar rëndësinë e lëvizjes së kontrolluar të bagëtive drejt zonave me kushte më të favorshme.

Ndërkohë, për shumë blegtorë, ky sezon po shoqërohet me vështirësi shtesë. Mungesa e mundësive për të shfrytëzuar kullotat malore ka detyruar një pjesë të tyre të gjejnë alternativa për sigurimin e bazës ushqimore.

Sipas specialistëve, temperaturat ekstreme kërkojnë masa të vazhdueshme për mbrojtjen e bagëtive, pasi mungesa e ujit dhe ekspozimi i gjatë në vapë ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe prodhimtarinë e tyre.

Gazetare: L. Koçiu 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›