E Enjte, 5 Nëntor 2026

“I riu në protestë u qëllua me plumb metali”, paralajmërimi i Balliut: Të shtunën protestë e madhe, do ketë pjesëmarrje masive

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i ftuar në emisionin Prime News24 foli për protestën e studentëve.

Balliu u shpreh se policia është duke përdorur plumba metali dhe jo më plumba gome. Sipas tij, edhe protestuesi që u qëllua në sy u godit pikërisht me plumba metali.

Ai paralajmëroi se ditën e shtunë do jetë një protestë e madhe dhe se do këte një pjesëmarrje masive.

Klevis Balliu: Kjo e shtunë që kaloi kishte bulevardin të mbushur plot. Këtë të shtunë, pjesëmarrja në protestë do jetë edhe më e madhe.

PD ka mbrojtur studentët, duke ofruar avokatë. Policia ka qëlluar me plumba metali dhe PD ka mbrojtur protestuesit. Gome ishin plumbat në fillim, tani gjuajnë me plumba metali.

I riu që u qëllua në sy është goditur me plumb metali. Ne si PD kemi shtrirë dorën, ne po shtrijmë dorën, duke qenë partia më e madhe në opozitë.

Studentët duan që të iki Edi Rama, studentët duan tarifa më të lira, duan kushte më të mira.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›