E Diel, 1 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje e organizatë kriminale, ekstradohet nga Belgjika Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Mario Çela, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë akuzash të rënda, është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë këtë të premte (13 shkurt).

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat  penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv në sektorin privat”.

Mario Çela është vëllai i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale të Elbasanit që u godit nga SPAK një vit më parë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›