I shpallur në kërkim për korrupsion, AMP arreston në Rinas efektivin

Një punonjës policie, i shpallur në kërkim, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
39-vjeçari me inicialet B.T., u kap në Rinas, ndërsa akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
“Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e AMP.
/rtsh.al/