E Diel, 1 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim për “plagosje të rëndë”, arrestohet 17-vjeçari në Durrës

Një 17-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” është arrestuar nga policia e Durrësit.

Blutë bëjnë me dije se i riu A.N është arrestuar në lagjen nr.8 në Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ky shtetas, më datë 14.05.2025, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), shtetasin F. R./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›