E Diel, 1 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Durrës 36-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali është arrestuar në Durrës nga Forcat Operacionale.

Sipas njoftimit, në pranga u vu shtetasi F. B., alias B. B., 36 vjeç, banues në Durrës.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.

Sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›