E Diel, 1 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 49-vjeçar të shpallur në kërkim në nëntor të vitit të kaluar për vjedhje me pasojë të rënda.

Gjatë operacionit “November” u arrestua shtetasi A. Ç., 49 vjeç.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Në nëntor të vitit 2024, dyshohet se shtetasi A. Ç., në bashkëpunim me shtetasin Xh. C. (i arrestuar) dhe me një shtetas tjetër (ende në kërkim), vodhi 30 000 euro dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në banesën e shtetasit A. Ç.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim për këtë rast./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›