E Hënë, 2 Nëntor 2026

I shpërtheu makina në qendër të Gramshit, kush janë dy vëllezërit biznesmenë që mbetën të plagosur (EMRAT)

Gazetari i Vizion Plus, Arben Boriçi ka siguruar fotot e dy vëllezërve në Gramsh, Algert dhe Erald Mine, të cilëve u shpërtheu makina në qendër të Gramshit.

Të dy vëllezërit kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh.

Automjeti tip “Ford Focus”, që drejtohej nga Algert Mine, gjatë kohës që ishte në lëvizje shpërtheu.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Policia njofton se pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›