I vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar, i cili i vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, për motive të dobëta është arrestuar.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje.
Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
36-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./vizionplus.tv