E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Kreu i qeverisë, Edi Rama së bashku me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilluan një konferencë për mediat për çmimin e ri të energjisë elektrike.

Prej 1 shkurtit 2025, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH do ta paguajnë energjinë elektrike me 8.5 lekë.

Ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi në 700 KWH, çmimi do të mbetet i pandryshuar, 9.5 lekë.

Kreu i qeverisë, tha se Shqipëria është e para në rajon  për energjinë diellore.

Rama komentoi edhe vendimin për uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, duke e cilësuar si një moment historik.

Rama: Tre vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në të gjithë sektorin energjetik të Evropës lufta në Ukrainë, Shqipëria sot 10 % të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero. Sot flasim për mbi 300 mgw prodhim që bazohet tek politika jonë e mbështetjes për diversfikimin e portofolit në funksion të kthimit eksportues të Shqipërisë brenda mandatit të katërt.

Por sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme bazuar në aplikimet e reja kemi 1300 megawat energji diellore, pra në total do të arrijmë objektivin e 30 % të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit.

Janë tashmë projekte të futura në proces. Në vitet e mira hidrike në mbulojmë vetëm 75 % të nevojave, ndaj nuk jemi sovran akoma, por ama sot jemi 3 vite larg sovranitetit të plotë energjetike, sepse 30 % që na duhet për të kompensuar, plus riciklimin që po e zbatojmë në Shqipërinë si projekt inovativ do të na bëjnë që të jemi sovranë. Në vitet jo të mira hidrike ne e kemi 65 % kapacitetit total, jemi të varur nga importi. Por sot u themi shqiptarëve që ne ja dolëm./vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›