E Hënë, 2 Nëntor 2026

I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh është gjetur i pajetë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin N. M., i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor.

Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar zhdukjen në polici.

Trupi i të moshuarit është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në fshatin Piskupat. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të hetimeve paraprake./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›