E Hënë, 2 Nëntor 2026

IKMT rinis shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), rinisi sot prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit.

IKMT njoftoi se janë evidentuar 13 objekte me konstruksione betonarme dhe dru.

IKMT bëri të ditur se “pavarësisht aksionit të fundit në këtë zonë pak muaj më parë, konstatojmë se ka akoma individë që refuzojnë të pranojnë se lufta ndaj ndërtimeve të paligjshme është pa kthim!”.

“U bëjmë thirrje subjekteve dhe qytetarëve: Zbatimi i ligjshmërisë, mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit duhet të jetë detyrim!”, njoftoi IKMT.

Aksioni po vijon duke synuar goditjen e ndërtimeve të paligjshme dhe rikthimin e kësaj zone të mbrojtur në gjendjen e saj natyrore.

Në fazën e parë të aksionit, në Theth u shembën rreth 100 objekte.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›