E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKPI/ Gjobiten 12 zyrtarë, fshehën pasurinë

Kanë fshehur pasurinë, por janë gjobitur nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Mes emrave figuron edhe ai I Petrit Ymerit, anëtar I Këshillit Drejtues në Radio-Televizionin Shqiptar.

Të gjobitur janë 12 zyrtarë, kryesisht të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve por edhe nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Arsimit.

Ndër emrat e gjobitur janë edhe emrat e drejtorëve Arben Cara, Ministria e Drejtësisë, Lutfi Gjinishi, Ministria e Mjedisit, Mujë Buçpapaj, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, Edlira Late, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Sonila Metohu, Ministria e Financave dhe Zime Tota, Ministria e Arsimit dhe Sportit

Emrat e dymbëdhjetë zyrtarëve janë dërguar në prokurori për ndjekje penale.

Zyrtarët e gjobitur

1.Entela Vesho (Nakuçi), Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

2.Anesti Qereshniku, Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

3.Thimi Lapi, Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

4.Tahir Kuka, Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

5. Mujë Buçpapaj, Drejtor, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit

6.Edmond Osmani, Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

7. Arben Cara, Drejtor, Ministria e Drejtësisë

8.Petrit Ymeri, Anëtar i Këshillit Drejtues, Radio Televizioni Shqiptar

9. Lutfi Gjinishi, Drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Ministria e Mjedisit

10.Edlira Late, Drejtor, Ministria e Arsimit dhe Sportit

11.Sonila Metohu, Drejtor, Ministria e Financave

12.Zime Tota, Drejtor, Ministria e Arsimit dhe Sportit

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›