INDI – 15 viktima pas zjarrit në një hotel

KOLKATA, 30 prill /ATSH-DPA/ – Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu një hotel në Kolkata, në verilindje të Indisë, bëri të ditur policia lokale.
“Disa njerëz u shpëtuan nga dhomat dhe çatia e hotelit. Zjarri shpërtheu mbrëmë dhe tani është nën kontroll”, shtoi policia e Kolkatës.
Sipas medias indiane, “disa njerëz u përpoqën të shpëtonin përmes dritareve dhe strehëve të ngushta të ndërtesës”.
E përditshmja me seli në Kolkata, ”The Telegraph”, thotë se të paktën një nga viktimat vdiq pasi “u hodh nga një tarracë në përpjekje për t’u larguar”.
Zjarret në ndërtesa janë të zakonshme në Indi, kryesisht për shkak të mungesës së pajisjeve për t’i parandaluar ato./ /os/