INDI – Gjendet një nga kutitë e zeza të avionit ”Boeing 787” të ”Air India”

NJU DELHI, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Hetuesit indianë gjetën një nga dy kutitë e zeza të avionit ”Boeing 787” të ”Air India”, që u rrëzua të enjten në një zonë banimi të Ahmedabad, në veriperëndim të Indisë, duke vrarë të paktën 290 persona.
“Ekipet nga Autoriteti Indian i Aviacionit Civil kanë gjetur një kuti të zezë nga vendi i rrëzimit”, theksoi një zyrtar policie.
Një nga pasagjerët me 242 persona në bord, i mbijetoi mrekullisht rrëzimit të avionit i cili kishte si destinacion Londrën.
Bishti i aeroplanit ishte ende i dukshëm i ngulitur në katin e dytë të një ndërtese, të zënë nga stafi mjekësor i një spitali aty pranë.
Sipas raportit të fundit nga oficeri i policisë lokale Kanan Desai, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë tashmë 265 trupa nga rrënojat e aeroplanit dhe ndërtesat në të cilat u rrëzua.
Të paktën 24 persona vdiqën në tokë kur aeroplani u rrëzua në rezidencën e një mjeku, sipas të dhënave të policisë./ /os/