E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Izraeli mbyll ambasadat dhe konsullatat në të gjithë botën

TEL AVIV, 13 qershor /ATSH-DPA-AFP/ – Izraeli po mbyll të gjitha ambasadat dhe konsullatat e tij në të gjithë botën, pas sulmeve në shkallë të gjerë izraelite ndaj Iranit, tha sot Ministria e Jashtme izraelite.

Disa ambasada izraelite në mbarë botën kanë njoftuar mbylljen e tyre për publikun pas sulmeve të kryera gjatë natës nga e enjtja deri të premten kundër lokacioneve ushtarake dhe bërthamore në Iran.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen”, njoftohet në një mesazh të postuar në faqet e internetit të ambasadave në disa vende, përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Rusinë, Ukrainën, Holandën, Suedinë, Norvegjinë, Nigerinë dhe Ganën./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›