E Diel, 1 Nëntor 2026

INDI – Merz dënon dhunën brutale kundër demonstruesve në Iran

AHMEDABAD, 12 janar /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë një vizite shtetërore sot në Indi, dënoi dhunën e drejtuar nga forcat iraniane të sigurisë kundër demonstruesve paqësorë, duke e qauajtur atë si joproporcionale dhe brutale.

“I bëj thirrje udhëheqjes iraniane të mbrojë popullsinë e saj në vend që ta kërcënojë atë”, tha Merz gjatë një vizite në qytetin indian, Ahmedabad.

“Ne e dënojmë dhunën që udhëheqja në Teheran po drejton kundër popullit të saj në termat më të forta”, shtoi ai.

Merz tha se kjo tregonte një shenjë dobësie dhe jo një shenjë force, ndërsa shtoi se dhuna duhej të merrte fund.

Merz vlerësoi shprehimisht guximin e protestuesve, duke thënë se ata po demonstronin në mënyrë paqësore për liri në vendin e tyre dhe se kjo ishte e drejta e tyre.

Sipas aktivistëve, protestat në Iran tani janë përhapur në 186 qytete.

“Një total prej 483 demonstruesish janë vrarë”, raportoi Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me qendër në SHBA.

Ajo tha se të paktën 544 persona kishin vdekur, përfshirë fëmijë dhe 47 punonjës nga personeli i sigurisë.

“Rreth 10,700 persona ishin arrestuar”, shtoi HRANA.

Raportet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›