E Diel, 1 Nëntor 2026

PEKIN – Kina bën thirrje për mosndërhyrje në Iran

PEKIN, 12 janar /ATSH-DPA/- Kina iu është përgjigjur protestave në Iran dhe deklaratave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump rreth ndërhyrjes së mundshme me një thirrje për mosndërhyrje.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning tha sot në Pekin se Kina kundërshton ndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve të tjera, ndersa hodhi poshtë përdorimin  forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Pekini shpreson që qeveria dhe populli i Iranit të mund të kapërcejnë vështirësitë aktuale dhe të ruajnë stabilitetin kombëtar”, tha zëdhënësja.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësja theksoi se Kina po e monitoronte nga afër situatën.

“Deri më tani, nuk ka pasur raportime për qytetarë kinezë të plagosur ose të vrarë”, tha ajo.

Kina dhe Irani kanë ruajtur një partneritet të ngushtë ekonomik dhe strategjik për vite me radhë, të karakterizuar kryesisht nga marrëdhëniet tregtare dhe energjetike, përfshirë eksportin e naftës iraniane në Kinë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›