E Diel, 1 Nëntor 2026

INDONEZI – Të paktën 22 të vdekur pas zjarrit në një ndërtesë zyrash

XHAKARTA, 9 dhjetor /ATSH/- Një ndërtesë zyrash në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, u përfshi sot nga një zjarr – duke shkaktuar vdekjen e të paktën 22 personave, përfshirë një grua shtatzënë, sipas AP.

Flaka përfshiu ndërtesën shtatëkatëshe – duke shkaktuar panik midis banorëve dhe punonjësve pranë një lagjeje, në qendër të Xhakartës.

Zjarri, i cili shpërtheu rreth mesditës, besohet se ka filluar në katin e parë të ndërtesës në lagjen “Kemayoran” përpara se të përhapej në katet e tjera.

Qindra punonjës dhe 29 automjete zjarrfikëse u angazhuan në terren për të fikur flakët. Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.

Shumë punonjës në ndërtesë – e cila përdorej si zyrë shitjesh dhe magazinimi për një kompani dronësh – ishin jashtë për drekë – kur një bateri filloi të ndizte shkëndija në një zonë magazinimi dhe testimi.

Zjarri u shua pas tre orësh përpjekjesh intensive. Të paktën 22 trupa – shtatë burra dhe 15 gra, përfshirë një grua shtatzënë – u nxorën nga ndërtesa dhe u dërguan në spitalin e policisë, në Xhakartën Lindore për identifikim.

Autoritetet thanë se shumica e viktimave vdiqën nga thithja e tymit. Zjarrfikësit arritën të shpëtonin të paktën 19 punonjës të bllokuar, disa prej të cilëve pësuan plagë të lehta. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›