Begaj: Nga sot trashëgimia kulturore jomateriale e UNESCO-s, më e pasur me lahutën

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.
Presidenti Bajram Begaj theksoi se “nga sot, trashëgimia kulturore jomateriale e UNESCO-s është edhe më e pasur. “Arti i të luajturit, të kënduarit dhe punimit të lahutës, një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, është bërë pjesë e saj”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.
Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes.
/m.q/j.p/