INDONEZI- Të paktën 16 të vdekur nga zjarri që përfshiu një azil të moshuarish

XHAKARTA, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një zjarr përfshiu një azil për të moshuar në provincën e Sulawesi Verior të Indonezisë duke vrarë 16 persona, deklaruan zyrtarët.
‘’Zjarri shpërtheu në Panti Werda Damai, një strukturë rezidenciale për të moshuarit në kryeqytetin e provincës Manado’’, theksoi zëdhënësi i policisë së Sulawesi Verior, Alamsyah Hasibuan.
Zjarrfikësit shuan flakët brenda një ore, por të 16 viktimat u gjetën të vdekur në vendngjarje. Po punojmë për të identifikuar viktimat”, shtoi ai, duke u bërë thirrje familjeve të banorëve të kontaktojnë policinë për të ndihmuar në proces. Shkaku i zjarrit fillimisht ishte i paqartë.
Zjarret në ndërtesat e banimit mbeten një rrezik i vazhdueshëm në të gjithë Indonezinë, ku strukturat e vjetra, mbipopullimi dhe pajisjet e kufizuara të sigurisë nga zjarri janë të zakonshme. /os/